Pse është jetike kontraktimi i një konsulenti për shitje?

Në një treg gjithnjë e më konkurrues, ku klientët janë më të informuar dhe ciklet e shitjes po bëhen më komplekse, kompanitë që nuk investojnë në strategji të mirëfillta të shitjes, rrezikojnë të mbeten prapa. Kjo është arsyeja pse gjithnjë e më shumë biznese po zgjedhin të kontraktojnë konsulentë të specializuar në shitje – siç është salesXpert – për të përshpejtuar rritjen dhe për të ndërtuar struktura të qëndrueshme të shitjes.

Çfarë është një konsulent për shitje dhe pse ka rëndësi?

Një konsulent për shitje është një profesionist me përvojë të thellë në ndërtimin, analizimin dhe përmirësimin e proceseve të shitjes. Ai/ajo sjell njohuri praktike, mjete moderne, dhe strategji të provuara për të ndihmuar biznesin tuaj të arrijë rezultate më të larta në më pak kohë.

Përfitimet konkrete të kontraktimit të një konsulenti si salesXpert:

  1. Rritje e menjëhershme e shitjes
    • Duke analizuar performancën aktuale dhe duke zbatuar taktika efektive, salesXpert ju ndihmon të kapni më shumë klientë dhe të mbyllni më shumë marrëveshje.
  2. Strukturim dhe automatizim i procesit të shitjes
    • Nuk është mjaftueshëm të kesh produkte apo shërbime të mira – mënyra si i prezantoni, negocioni dhe ndjekni klientët është vendimtare. salesXpert implementon një proces të strukturuar dhe të përsëritshëm shitjeje, duke përdorur mjete moderne dhe praktika të standardizuara.
  3. Përgatitje për tenderë dhe negociata të mëdha
    • Me përvojë të drejtpërdrejtë në aplikime për tenderë publikë dhe privatë, salesXpert ju ndihmon të përgatitni dokumentacionin, ofertat, dhe të përfaqësoni interesin tuaj në mënyrë profesionale.
  4. Zgjerim në tregje të reja
    • Konsulenti analizon potencialin e tregut dhe ofron strategji për hyrjen në segmente të reja ose rajone të reja, duke rritur prezencën tuaj dhe shitjet.
  5. Trajnime praktike për stafin
    • salesXpert ofron trajnime të personalizuara për ekipin tuaj të shitjes, duke përmirësuar aftësitë në komunikim, bindje, negocim dhe mbyllje të shitjeve.

Kush ka nevojë për një konsulent për shitje?

  • Kompanitë që duan të rriten më shpejt.
  • Bizneset që po hasin stagnim në shitje.
  • Start-up-et që kanë produkte të mira por mungesë përvoje në shitje.
  • Ndërmarrjet që duan të hyjnë në tregje të reja ose të fitojnë tenderë të rëndësishëm.
  • Kompanitë që duan të organizojnë departamentin e shitjes dhe të krijojnë një sistem të matshëm suksesi.

salesXpert – Partneri juaj për rritje të qëndrueshme

Me përvojë të dëshmuar në industri të ndryshme si ndërtimtari, teknologji, automotive, dhe shërbime, salesXpert ofron jo vetëm konsulencë, por zgjidhje të plota: nga ndërtimi i strukturës së shitjes, krijimi i ofertave dhe prezantimeve profesionale, e deri te krijimi i Sales Toolkit dhe implementimi i mjeteve digjitale për automatizim dhe raportim.

Nëse po mendoni ta çoni biznesin tuaj në nivelin tjetër, atëherë është koha për të kontraktuar një konsulent që e njeh terrenin dhe ju udhëzon drejt suksesit.


📞 Na kontaktoni sot për një konsultë fillestare falas dhe mësoni si salesXpert mund t’ju ndihmojë të rriteni më shpejt dhe më zgjuar.

👉 www.interactivexpert.com | ✉️ info@interactivexpert.com

SHISNI SI NJË EKSPERT ME 2 HAPA TË THJESHTË

A jeni fillestar në fushën e shitjeve? A jeni punonjës shitje, dhe synoni të jeni më i miri, në ekipin tuaj të shitjes? Lexoni këtë artikull nëse dëshironi të shisni si një ekspert, me 2 hapa të thjeshtë.

Hapi 1 – Trajnohu, dhe madje SHUMË.

Duhet të jeni gati për “shfaqje” në çdo kohë. Disa njerëz dëshirojnë të thonë se shitjet nuk janë “performancë”. Megjithatë, unë nuk jam dakort. Unë do të nisem nga filozofia Hindu mbi jetën, dhe po ju them se të gjitha gjërat janë vetëm një akt. Ne jemi aktorë në një skenë. Ne jemi të gjithë yjet e filmit tonë, vetëm me atë që bëjmë. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë punonjësit e shitjes janë padyshim interpretues, dhe për mua, shitja është si luftimi.

Si punonjës shitje, të shkosh në punë është sikur të hysh në një ring boksi. Ju hyni në “ring”, sa herë që kërkoni dhe studjoni për një klient të ri. Ju vazhdimisht po luftoni kundër refuzimit të vazhdueshëm dhe frustrimit nga dështimi. Të jesh punonjës shitje është një betejë e brendshme dhe një luftë e jashtme. A ndesheni shpesh? A po stërviteni mjaftueshëm në “ring”? A po trajnoheni?

Kur trajnoheni dhe stërviteni për performancën tuaj në “ringun e boksit”, ndërsa po punoni me materialet tuaja, unë dua që ju ta shikoni atë sikur po stërviteni në palestër. Duhet të jeni të sigurt që kur të hyni në “ring”, të jeni gati për të fituar.

Trainohuni, praktikohuni dhe dështoni. Për më tepër, përsëriteni shpesh këtë cikël.

Por duhet ta dini se nuk jeni vetëm në “ring”, dhe se do të merrni “goditje” dhe ndoshta e ndonjë “maviosje”. Megjithatë, pasi të keni marrë “grushtin” e parë, pasi të merrni ndonjë “plagë”, ju duhet të ngriheni përsëri në këmbët tuaja. Dhe të vazhdoni të luftoni.

Hapi 2 – Përdorni numrat

Shitjet janë një lojë numrash. E keni dëgjuar këtë edhe më parë… dhe është e vërtetë. Sasia e klientëve potencialë që ju gjeni. Sasia e telefonatave dhe takimeve që ju bëni. Sasia e aktiviteteve në kalendarin tuaj. Sasia e kundërshtive që dëgjoni. Sasia e këmbënguljes që ju keni. Sasia e kohës që keni shpenzuar në trajnime dhe stërvitje në “palestër”. Shitjet janë një lojë numrash.

Numrat janë faktori më i madh në suksesin e punonjësit të shitjes, dhe ju dëshironi të jeni të suksesshëm. Nëse po përpiqeni të fitoni pará si shitës, duhet të luani me numrat. Çdo ditë, çdo orë, çdo minutë, çdo sekondë. Llogarisni numrat dhe i përdorni ato në avantazhin tuaj.

Nëse nuk do t’i përdorni numrat, atëherë do të shkoni dhe do të jepni atë shfaqjen me produktin tuaj, sikur po flisni me njerëz të huaj. Qëndroni brenda procesit të shitjes dhe mbani të gjitha kanalet të furnizuara. Unë ju premtoj se nëse përdorni numrat dhe stërviteni fort… ju do të shisni si një Ekspert.